Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Temperatura më e lartë pritet të shënohet në Berat me 34 gradë celcius, ndjekur nga Elbasani e Gjirokastra me 33 gradë celcius. Era me drejtim Verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 9 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1 ballë. Versus.al







