MAGAZINË /

Ditë me diell në gjithë vendin, pasditja sjell vranësira të shpeshta

Parashikimi i motit, 24 shtator.

Shkruar nga Versus

Ditë me diell në gjithë vendin, pasditja sjell vranësira

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, më të theksuara në orët e pasdites.

Temperaturat maksimale deri në 31 gradë celcius do të shënohen në Elbasan dhe Gjirokastër. Era me drejtim jugperëndim – juglindje, me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 12 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë. Versus.al

Poll