MAGAZINË /

Ditë me diell në të gjithë territorin, temperatura deri në 32 gradë në këto qarqe

Parashikimi i motit, 23 shtator.

Shkruar nga Versus

Ditë me diell në të gjithë territorin, temperatura deri

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, por pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave në relievet malore në orët e mesditës.

Temperaturat maksimale deri në 32 gradë celcius do të shënohen në Elbasan dhe Berat.

Era me drejtim jugperëndim – juglindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë. Versus.al

Poll