
Çifti i njohur, Jeniffer Lopez dhe Ben Affleck kanë njoftuar së fundmi për përfundimin e marrëdhënies së tyre, duke nisur kështu procesin e divorcit.
Mirëpo ky vendim duket se nuk është pritur fare mirë nga fëmijët e çiftit, trishtimi i të cilëve nuk ka mbetur pa u shprehur.
Sipas burimeve të brendshme fëmijët e Ben Affleck dhe Jennifer Lopez nuk janë të lumtur për përfundimin e afërt të martesës së tyre.

Por edhe pse lidhjes së dashurisë së çiftit po i vjen fundi, ata e kanë mbajtur familjen prioritetin kryesor.
Çifti ka bërë më të mirën për të përshtatur edhe fëmijët me normalitetin e tyre të ri.
"Jen dhe Ben janë përpjekur të përqendrohen te të dashurit e tyre pavarësisht se ka kohë që jetojnë të ndarë", vuri në dukje një tjetër burim.
Ben Affleck dhe Jennifer Lopez u martuan në vitin 2022 pas rindezjes së romancës së tyre në fillim të viteve 2000.
"Jennifer ishte gruaja e ëndrrave të Benit," shkruan në rrjet një përdorues.
Ndërsa një burim tjetër shprehet: "Ishte dramë gjatë gjithë kohës. Ai ndihet keq për këtë, është i mërzitur dhe i dëshpëruar që nuk funksionoi, edhe pse ai e di se përfundimi i tij është gjëja e duhur për të bërë."/ Versus.al








