Presidenti i Serbisë, Aleksandër, Vuçiç pavarësisht protestave masive në Beograd ku kërkohet dorëheqja e tij, e ka gjetur kohën për të komentuar shortin e kualifikueseve të Botërorit 2026 ku Serbia dhe Shqipëria janë në të njëjtin grup.
Duke i cilësuar marrëdhëniet mes dy vendeve si më të mira krahasuar me periudhat e mëparshme, Vuçiç tha se ndeshja në Tiranë do të jetë problem, por u shpreh i bindur për fitoren e Serbisë.
“Marrëdhëniet me shqiptarët janë shumë më mirë tani. Do të ketë pasion, i yni do të fitojë. Kanë një skuadër të fortë, solide, serioze, por Serbia është më e fortë, do të fitojmë. Ne kemi një kalendar të mirë. Ndeshja e parë do të jetë problem”, tha Vuçiç për mediat serbe.
Ndeshja Shqipëri – Serbi do të luhet më 7 qershor, në orën 20:45. Për shkak të dënimit të dhënë së fundmi nga UEFA që Serbia duhet të luaje 2 ndeshje pa tifozë në transfertë, në ndeshjen e Tiranës nuk do të këtë tifozë. Versus.al








