MAGAZINË /

"Dua të jem unë opinionist në BBVA, Arbrit i ka ardhur fundi", habit ish-banori me deklaratën

Në një intervistë për “Live From Tirana”, Mane u shpreh se do të preferonte të ishte në panel përkrah Neda Ballukut, ndërsa sugjeroi largimin e Arbër Hajdarit, i cili sipas tij e ka përfunduar misionin në këtë format.

Shkruar nga Versus

"Dua të jem unë opinionist në BBVA, Arbrit i ka ardhur

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka bërë një deklaratë të fortë dhe të drejtpërdrejtë: ai kërkon të rikthehet në sezonin e pestë të spektaklit, këtë herë jo si konkurrent, por si opinionist.

"Dua të jem unë opinionist në BBVA, Arbrit i ka ardhur

Në një intervistë për “Live From Tirana”, Mane u shpreh se do të preferonte të ishte në panel përkrah Neda Ballukut, ndërsa sugjeroi largimin e Arbër Hajdarit, i cili sipas tij e ka përfunduar misionin në këtë format.

“Me Nedën do të bëja një dyshe të lezetshme, sepse Arbri besoj e ka mbyllur ciklin. Gjëra më të mëdha po e presin,” – deklaroi Mane me ironi, por edhe me ambicie të qartë.
Ai shtoi më tej se Hajdari tashmë duhet të fokusohet në angazhime më të mëdha publike, sidomos në fushën e integrimit evropian të Shqipërisë dhe çështje politike me impakt real.

Me këtë deklaratë, Bledi Mane i bashkohet listës së personazheve që synojnë një vend në panelet e komenteve të “BBVIP”, duke e bërë garën për opinionistë po aq interesante sa ajo mes banorëve.

 

Poll