Këtë javë, dy prej figurave më të komentuar të ekranit shqiptar, Arbana Osmani dhe Grida Duma, shkaktuan një “luftë” të heshtur online, pa asnjë deklaratë zyrtare.
Tradicionalisht, Grida publikon podcastin e saj të dielave, ndërsa Arbana të enjten me “Mirëmbrëma Yje”.
Por këtë herë, Grida ndryshoi rregullin e lojës: e publikoi episodin të enjten, dy orë para Arbanës, duke krijuar menjëherë polemikë midis fansave.
Por duke parë këtë lëvizje të Gridës, që intervista e saj të mos digjej Arbana e transmetoi rreth orës 10, të ditës së sotme, 30 tetor, e madje lajmëroi ndjekësit e saj të shumtë:
Mirëmëngjes yje! Sot kemi vendosur që energjinë e mirë të një episodi fantastik t’ju japim që në mëngjes!
Në videon e publikuara nga te dy moderatoret shihet që gjatë bisedës Elsa flet për historinë e rëndë të cilët e ka vuajtur gjatë gjithë jetës: vrasja e nënës së saj.
Në fund të javës, s’kishte rëndësi kush publikoi më herët apo kush foli më gjatë.
Arbana dhe Grida e kthyen të njëjtën histori në një duel të heshtur për vëmendje, duke treguar se në botën e ekranit shqiptar gjithçka duket se matet me klikime.
Publiku ndjek episod pas episodi, por ndërkohë ajo që duhet të mbetet e rëndësishme dhimbja e Elsës, humbja e nënës së saj dhe historia që qëndron pas saj shpesh herë shndërrohet në sfond për një betejë mediatike që nuk pyet për emocione, por për shifra.
Dhe kështu, një histori tragjike për disa bëhet lajmi i ditës, kur dy moderatoret transformojnë dhimbjen në garë për shikueshmëri, duke treguar se gjithçka sot ka një çmim dhe ai është klikimi./Versus.al
