Prime-i i sotëm ka rikthyer G Banin në studio që pas largimit të beftë të tij nga shtëpia pas lajmit për babain e sëmurë.
Që në nisje të programit, moderatori Ledion Liço e pyeti se si shkonte gjithçka me babain e këngëtarit, dhe ai dha lajmin e mirë se çdo gjë ishte ok.
G Bani la shtëpinë rreth 2 javë më parë pasi moderatori i njoftoi nga afër brenda shtëpisë lajmin se babai i kishte pësuar ishemi.
Për këtë rreperi la menjëherë shtëpinë dhe u nis për në Angli, atje ku kishte edhe familjarët.







