MAGAZINË /

Takohen përsëri pas 5 vitesh, kur përballjen mes Silvinjos dhe Tuhel e vendoste Nejmar

Në fakt është vetëm një përballje e tille, me gjermanin në drejtimin e PSG-së dhe brazilianin në atë të Olimpik Lionit. Në shtatorin e vitit 2019 të dy skuadrat përballeshin në Lion, në një ndeshje që u mbyll me suksesin e skuadrës mike.

Shkruar nga Versus

Takohen përsëri pas 5 vitesh, kur përballjen mes Silvinjos dhe

Ndeshja mes Anglisë dhe Shqipërisë këtë të premte do të jetë një ritakim mes Tomas Tuhel dhe Silvinjos. Të dy trajnerët, kanë qenë përballë njëri-tjetrit edhe më parë në karrierën e tyre në pankinë.

Në fakt është vetëm një përballje e tille, me gjermanin në drejtimin e PSG-së dhe brazilianin në atë të Olimpik Lionit. Në shtatorin e vitit 2019 të dy skuadrat përballeshin në Lion, në një ndeshje që u mbyll me suksesin e skuadrës mike.

PSG-ja triumfoi vetëm falë një goli të shënuar nga Nejmar në minutat e fundit, me një lëvizje mjeshtërore të brazilianit i cili ia doli të mposhte “murin” e vendosur para portës nga Lioni, që nuk dhuroi në paraqitje ofensive për t’u kujtuar.



Pak javë më vonë Silvinjo u shkarkua nga drejtimi i Olimpik Lionit, ndërsa Tomas Tuhel në atë edicion drejtoi PSG-në drejt titullit kampion dhe deri në finalen e Ligës së Kampioneve.

Poll