
Reperi i njohur Ledri Vula ka zbuluar për herë të parë arsyen e ndarjes nga blogerja Sara Hoxha dhe ka folur për romancën e kësaj të fundit me Erik Fullanin. Për “Inspire”, Ledri tha se ndarja mes tij dhe Sarës erdhi natyrshëm për shkak të distancës.
“Ishte natyrshëm, distanca e ka bërë me të lehtë. Sara shumicën e kohës ka jetuar në Tiranë, unë në Prishtinë. Ne i kemi raportet shumë të mira, pavarësisht se si janë transmetuar në publik. Kemi shumë raporte të mia, është nëna e Poit. Për mua më me shumë rendësi është lumturia e Poit. Nuk e kam probleme me qenë figurë publike, por puna e Sarës ka qenë në Tiranë, imja në Kosovë në Diasporë, dhe kemi qenë në distance”- tha Ledri.
Ai theksoi se marrëdhëniet me Sarën i ka shumë të mira si miq ndërsa foli edhe për lidhjen e përfolur të ish-gruas së tij me Erik Fullanin duke u shprehur se e sheh Sarën shumë të lumtur.
“Sara më duket shumë e lumtur me djalin. Për mua është më e rëndësishme që ajo të jetë e lumtur, nëse ajo është e lumtur, edhe goca është e lumtur. Për mua vajza ka shumë rëndësi. Nuk jemi as të parët, as të fundit.
Kjo është sot gjë normale. Nuk e kam aspak problem që do jete ditëlindja e Poit dhe Sara të vijë me hëngër një darkë bashkë, më shumë qejf. Nisem nga vetja, si kam qejf që partneri i Sarës të sillet me Poit do sillem dhe unë nëse partneri në rastin tim do kishte fëmijë”- shtoi më tej reperi. Versus.al







