MAGAZINË /

E trishtë/ Ndahet nga jeta gazetarja e njohur Rezarta Reçi

Përveç punës si gazetare, ajo ishte edhe autore e disa librave, përfshirë vepra me intervista dhe rrëfime personale që reflektonin eksperiencat e saj jetësore dhe profesionale.

Shkruar nga Versus

 

E trishtë/ Ndahet nga jeta gazetarja e njohur Rezarta Reçi

Ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, në moshën 64 vjeçare gazetarja e njohur Rezarta Reçi.

Reçi ishte autore dhe moderatore e emisioneve të shumta, ndër të cilat spikati “Arratia e Peshkut të Kuq”, ku intervistoi qindra personalitete dhe solli për publikun histori me thellësi sociale dhe njerëzore.

Përveç punës si gazetare, ajo ishte edhe autore e disa librave, përfshirë vepra me intervista dhe rrëfime personale që reflektonin eksperiencat e saj jetësore dhe profesionale.

Reçi njihej gjithashtu për qëndresën dhe kurajon me të cilat përballoi sëmundjen e rëndë, duke qenë një shembull i fortë i përkushtimit ndaj jetës dhe profesionit deri në ditët e fundit.

Në një postim në rrjetet sociale, familjarët e saj shkruajnë:

Rrezarta jonë u shua në paqe mes njerëzve të zemrës, dashurisë, respektit dhe përkushtimit të miqve, të afërmve dhe mjekëve që i qëndruan pranë në të gjithë sfidën e saj të viteve të fundit.

Pritja do të bëhet pranë Agjencisë Funerale “Univers”, rruga “Bardhyl”, nga sonte ora 20:30 deri në përcjelljen për në banesën e fundit, nesër, më datë 2 Shkurt 2026, ora 15:00, Tiranë.

Me respekt, familja Reçi.

Poll