
Bes Kallaku ka dhënë sërish ‘sinjale dashurie’ dhe ka ngjallur kureshtjen.
Në koncertin e djeshëm, Besi u dha fund pikëpyetjeve dhe komenteve të shumta të fansave, duke zbuluar publikisht personin të cilit i dedikohet tatuazhi i tij më i fundit.
Përballë publikut, aktori ndau një moment tejet emocional, që u shndërrua menjëherë në një deklaratë dashurie
“Jini falenderues Zotit në ditët tuaja më të mira dhe në ditët tuaja më të errëta. Unë gjithë jetën time kam bërë për të qeshur publikun, vetëm kam bërë për të qeshur dhe kishte vite që më kishte humbur buzëqeshja mua. Dhe meqë më keni pyetur aq shumë nëpër komente dhe nëpër mesazhe për tatuazhin që kam bërë, dua të falenderoj Zotin që më në fund më solli afër dikë që më solli edhe buzëqeshjen. Ejona, të dua!” tha Besi.
Pas ndarjes me Xhensila Myrtezaj, aktori i humorit ka rigjetur dashurinë me një vajzë të quajtur Ejona.

