Largimi i papritur i Atilla Kardesh nga shtëpia e BBVIP Kosova ka ngritur dyshime te banorët, të cilët kanë nisur me teoritë e tyre. Madje, disa prej banorëve aludojnë se ai erdhi me tri valixhe, prej të cilave dy ishin bosh.
Këtë diskutim e ngritën Besforti me Xuxin.
“Shapkat tek shtrati i ka që s’kanë qenë numër i tij. Tri valixhe i ka pas”, i tha Besforti, Xuxit, ndërsa ky i fundit ia ktheu se ndoshta valixhet kanë qenë të zbrazëta. “Veç njërën e ka hapur. I thashë a po e hap valixhen tjetër dhe tha jo tani”, shtoi Besforti.
Ai tha se kjo situatë sipas tij është e dyshimtë.








