MAGAZINË /

Çfarë ka bërë Elon Musk që nga e marta e kaluar?

Elon Musk ka kaluar një javë të jashtëzakonshme që nga e marta e kaluar (6 nëntor) kur Donald Trump u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shkruar nga Versus
Çfarë ka bërë Elon Musk që nga e marta e kaluar?
Elon Musk

Elon Musk ka kaluar një javë të jashtëzakonshme që nga e marta e kaluar (6 nëntor) kur Donald Trump u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pasuria e tij neto u rrit me 70 miliardë dollarë duke arritur një shifër prej 308 miliardë dollarë. Ndërsa kapitalizimi i tregut të Teslës u rrit mbi 1 trilion dollar për herë parë në vite.

Gjithashtu Elon Musk i është bashkuar Departamentit të sapoformuar të Efiçencës Qeveritare të Donald Trump (DOGE), duke treguar një angazhim më të thellë në qeverisjen publike. Veprimet tij të fundit kanë tërhequr vëmëndje masive në sferat financiare dhe politike duke treguar ndikimin që ai ka./Versus.al

Tags:

elon musk

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: