MAGAZINË /

Fero rrezikon burg, nën akuzë për tri vepra të rënda penale

Shkruar nga Versus
Fero rrezikon burg, nën akuzë për tri vepra të rënda
Fero

Reperi i njohur nga Gjilani, Fero Shabani i njohur me emrin artistik Fero është vendosur nën akuzë për tri vepra të rënda penale: dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje.

Sipas mediave në Kosovë, Fero akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kërcënuar ish-bashkëshorten e tij modelen Arbenita Ismajli në periudhën qershor-tetor 2024.

Në dokumentin zyrtar thuhet se Fero e ka shqetësuar në mënyrë të vazhdueshme Arbenitën përmes telefonatave dhe takimeve në Qendrën për Punë Sociale në Gjilan, duke i shkaktuar “frikë, ankth dhe dhimbje emocionale”.

Përveç dhunës, Fero dyshohet se ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual. Në aktakuzë thuhet se ai e ka puthur Arbenitën kundër vullnetit të saj, duke i thënë: “Ti je gruaja jem, unë kam të drejtë me fjet me ty… nuk ki të drejtë me m’thanë jo”.

Këto veprime, sipas Prokurorisë kanë shkelur rëndë integritetin dhe lirinë personale të të dëmtuarës.

Aktakuza gjithashtu përfshin detaje shqetësuese të kërcënimeve të Feros, përmes mesazheve në whatsApp, përfshirë fjalët: “Ke me ma ni krismën… të vraj… ta nxjerri shpirtin prej vendit… fëlqitë nga vendi t’i thej…”.

Në korrik 2023 Fero u arrestua për sulm fizik ndaj ish-bashkëshortes.

Poll