
Luiz Ejlli ka reaguar ashpër në lidhje me ngjarjen me rëndë që tronditi vendin ku Zamir Meta, 36 vjeç u arrestua nga policia pas denoncimit për abuzim seksual ndaj vajzës së tij biologjike, e cila është vetëm 12 vjeç.
Këngëtari shkruan në postim se nëse ai do të ishte kryeministër nuk do të priste as polici, as prokurori, as gjykatë duke shtuar se do t'ja lidhte vetë litarin rreth qafës.
Fituesi i Big Brother Vip shton më tej se ky vend ka nevojë për tërmet në drejtësi dhe se s'ka me prit të flas shteti, pasi sipas tij 'shteti jemi ne'.
Postimi i plotë i Luiz Ejllit:
"Mbërriti në gjykatë ai që abuzoi me gocën e tij” Po të isha unë kryeministër, nuk do priste ai as polici, as prokuror, as gjykatë. S'do kishte nen kushtetute që ta mbronte.
Do t'ia lidhja vetë litarin rreth qafës dhe do ta VARJA në mes të sheshit ditën me diell, para gjithë popullit! Dhe mos më flisni për të drejta. Ata s'kanë as shpirt, as zemër, as fytyrë njeriu. S'kanë vend mes nesh!
Ky vend ka nevojë për një tërmet drejtësie! S'ka më "prit se do flasë shteti". Jo! Shteti jemi ne.
Një komb që hesht kur preken fëmijët, është i vdekur përpara se të vritet.
Drejtësia nuk vjen nga tavolina me letra, por nga zemra që digjet kur sheh padrejtësi.
Dhe po, "më mirë një popull i egër për drejtësi sesa një shoqëri e butë që hesht përballë monstruozitetit!"







