Kombëtarja shqiptare do të përballet mbrëmjen e kësaj të premte me Anglinë në transfertë, në ndeshjen e parë për eliminatoret e Botërorit.
Një sfidë shumë e vështirë për kuqezinjtë, që në “Wembley” do të synojnë një rezultat pozitiv.
Në gjashtë përballjet e mëparshme, anglezët kanë fituar gjithmonë dhe në letër vijnë si favoritë absolutë.







