
Kanë kaluar 10 vjet nga vdekja e gorillës së famshme Harambe, ngjarje që në vitin 2016 shkaktoi reagime të mëdha në mbarë botën dhe u kthye në një fenomen të internetit.
Më 28 maj 2016, gorilla 17-vjeçare u qëllua për vdekje në Cincinnati Zoo & Botanical Garden, pasi një djalë trevjeçar ra brenda hapësirës ku mbahej kafsha. Punonjësit e kopshtit zoologjik morën vendimin dramatik për të vrarë Harambe-n, duke argumentuar se jeta e fëmijës ishte në rrezik.
Pamjet e incidentit bënë xhiron e botës dhe ndezën debat të madh publik. Edhe pse Harambe nuk e kishte lënduar fëmijën, autoritetet e konsideruan ndërhyrjen si “një vendim të vështirë, por të drejtë”. Prindërit e fëmijës nuk u përballën me akuza.

Pas ngjarjes u krijua peticioni “Justice for Harambe”, i cili mblodhi mbi gjysmë milioni nënshkrime, ndërsa emri i gorillës u kthye në simbol të kulturës së internetit, memeve dhe teorive konspirative.
Në 10-vjetorin e ngjarjes, The White House publikoi një mesazh homazh në platformën X.
“Sot kujtojmë një legjendë. Në këtë ditë në histori, Harambe do të kishte festuar një tjetër ditëlindje. Një ikonë që u bë pjesë e historisë së internetit, kulturës amerikane dhe kujtesës së një brezi të tërë”, shkruhej në reagim.
Shtëpia e Bardhë shtoi gjithashtu se “trashëgimia e Harambes ende jeton”, duke rikthyer në vëmendje një nga ngjarjet më të komentuara të dekadës së fundit.
Today, we remember a legend.
— The White House (@WhiteHouse) May 27, 2026
On this day in history, Harambe would have celebrated another birthday. An icon that became part of internet history, American culture, and an entire generation’s timeline.
Tomorrow marks 10 years since we lost him. Ten years since the moment the… pic.twitter.com/8kfaiuY5zy

