AKTUALITET /

Përplasi për vdekje fëmijën 7 vjeçar në Elbasan, lihet në burg regjisori! Petri Bozo: Nuk e pashë!

Shkruar nga Versus

Përplasi për vdekje fëmijën 7 vjeçar në Elbasan,

Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për regjisorin Petri Bozo i cili ditë më parë kreu aksidentin tragjik në fshatin Mengël të Elbasanit duke përplasur për vdekje një fëmijë 7 vjeçar.

Bozo ka deklaruar se nuk e kishte parë të miturin dhe se në momentin kur kishte ndodhur aksidenti, kishte qenë duke përshëndetur me dorë një efektiv policie. 

Nga ana tjetër, ndryshe nga sa pretendon Bozo i cili thotë se ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi të ulët, banorët e zonës thonë se makina e tij po qarkullonte me shpejtësi maksimale. Versus.al

Poll