MAGAZINË /

FOTO/ Bëri gjest racist, bukuroshes me origjinë nga Kosova i hiqet kurora e 'Miss Finlanda'

Sarah Dzafce kërkoi falje pasi u shfaq një foto e saj duke bërë një gjest që shihej si poshtërues për njerëzit aziatikë.

Shkruar nga Versus

FOTO/ Bëri gjest racist, bukuroshes me origjinë nga Kosova i hiqet

Sarah Dzafce, vajza me origjinë nga Kosova e cila u shpall “Miss Finland 2025” do të mbetet pa kurorën e saj të bukurisë pas një gjesti që u konsiderua si racist ndaj njerëzve aziatikë.

Ndaj saj pati një numër të madh reagimesh në rrjetet sociale pasi u publikua një fotografi ku ajo dukej duke bërë një gjest me gishta që shtrëngonin sytë në një formë të pjerrët, një veprim që u interpretua si tallje ndaj personave aziatikë.

FOTO/ Bëri gjest racist, bukuroshes me origjinë nga Kosova i hiqet

Nën foto shkruhej në finlandisht: “kiinalaisenkaa soyomas”, që përafërsisht përkthehet si “duke ngrënë me një person kinez”. Reagimet e publikut ishin të menjëhershme dhe të forta, duke nxitur debat dhe kritika të shumta për sjelljen e saj. Fillimisht, Dzafces u përpoq të justifikonte veprimin duke thënë se kishte përkulur sytë për shkak të një “dhimbjeje të fortë koke”, por shpjegimi i saj nuk u pranua nga organizata Miss Finland. Versus.al

Poll