Tiranë- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Prushit ku makina që drejtohej nga 23 vjeçari F.Gj është përplasur me motorin që drejtohej nga B.T, 40 vjeç.
Për pasojë, drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa ka mbetur e plagosur pasagjeria A.Gj, 22 vjeçe e cila po merr ndihmën mjekësore në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa shoferi 23 vjeçar që drejtonte makinën, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Versus.al

