
Ylli kinematografik, Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij supermodele, Vittoria Ceretti po kalojnë pushimet së bashku në një udhëtim me jaht në Itali.
Së bashku me çiftin, është edhe miku i tyre më i mirë Tobey Maguire, e treshja duket se po e shijojnë në maksimum këtë udhëtim.
49-vjeçari Tobey, mori drejtimin e një jet-ski, në të cilin iu bashkua edhe bukuroshja 29-vjeçare.
Ndërkohë, Di Caprio duke mos i shoqëruar në atë aventurë, dallohej teksa qëndronte në diell i vetëm, në jahtin që po lundronte në brigjet italiane.
Ylli i Titanikut, i cili pritet të luajë rolin kryesor në filmin e ardhshëm të Paul Thomas Anderson, i kishte zgjatur pak flokët, ndërkohë Vittoria, një supermodele me origjinë nga Italia, tregoi kredencialet e saj me bikini verore me lule.
/ Versus.al








