Këngëtarja e njohur Rovena Stefa e cila mori pjesë në Big Brother VIP Kosova 3, aludohet se ka nisur një romancë të re me ish-bashkëshortin e Drenusha Latifit, e cila po ashtu ishte pjesë e këtij formati.
Kujtojmë se tema Atilla Kardesh ishte një ndër ngjarjet që ngjallën më tepër debat dhe reagim si në shtëpi dhe tek audienca pasi Drenusha e akuzonte babain e fëmijëve të saj për dhunë fizike.
Në pamjet e publikuara, Rovena dhe Atilla duken mjaft të afërt, duke shkëmbyer buzëqeshje dhe momente miqësore që shumë fansa i kanë interpretuar si diçka më shumë sesa një bashkëpunim profesional.








