MAGAZINË /

FOTOT/ "Dëm i përjetshëm në fytyrë", gazetarja denoncon mjeken e ftuar në podcastin e Ramës: U përdora si kavie

Shkruar nga Versus
FOTOT/ "Dëm i përjetshëm në fytyrë",
Podkasti i kryeministrit Edi Rama me mjeken Vilma Tafili dhe postimi i gazetares Ujeza Doshlani

Ditën e djeshme në episodin e podkastit të tij “Flasim” kreu i qeverisë Edi Rama kishte ftuar një kirurge të operacioneve plastike, Vilma Tafilin me të cilën bëri edhe batuta duke e pyetur nëse ai kishte nevojë për operacione të tilla.

Pavarësisht se Tafili u përgjigj duke thënë se përpiqej të shihte gjëra për t’u rregulluar tek çdo person, mesa duket kjo gjë nuk ka ndodhur në eksperiencën e hidhur që ka patur me klinikën e saj gazetarja Ujeza Doshlani.

Kjo e fundit me të parë podkastin, rrëfeu për ndjekësit në rrjetet sociale kalvarin e vuajtjeve të përjetuara një vit më parë pas një ndërhyrje estetike. Teksa publikoi imazhe nga gjendja e saj pas ndërhyrjes ku dukej një pjesë e djegur në fytyrë, gazetarja shkruan se mjekja Vilma Tafili e kishte ftuar për të marrë shërbime dhe përfundoi duke i shkaktuar dëme të mëdha në fytyrë.  Moderatorja ka rrëfyer sesi shenjat e shkaktuara nga klinika “Repeat Clinic” ndikuan në pezullimin nga puna, dëmin psikologjik dhe një shenjë të përjetshme në fytyrë.

"Sot pashë një intervistë publike në podcastin e Kryeministrit Rama, që më bëri të ndalem. E ftuar ishte një mjeke estetiste, e cila fliste për estetikën, imazhin dhe profesionalizmin, duke dhënë këshilla dhe shembuj hipotetikë si mund të bëhemi më të bukur. Në pamje të parë, gjithçka duket perfekte, qesharake, sipërfaqësore... Por jo çdo histori shihet në ekran. Një vit më parë, kjo mjeke, e cila jep këshilla se si mund të "përmirësojmë” pamjen tonë fizike, më ftoi në klinikën e saj për një trajtim estetik. Besova. Si shumë të tjerë, u mbështeta te këshillat dhe imazhi profesional që ekspozonte publikisht. Nga një trajtim i cilësuar prej saj si “jo invaziv", gjithçka shkoi keq. Fytyra ime u dogj. Ky trajtim solli pasoja konkrete në jetën time personale dhe profesionale. Për një person që del në ekran çdo ditë, si unë, ky dëmtim pati ndikim të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershëm në jetën time. U detyrova të pezullohesha përkohësisht nga puna, pa afat, për shkak të pamundësisë për të mbuluar këtë shenjë në mes të fytyrës. Make-up-i nuk bënte punë, pasi lëkura ishte ende një plagë e hapur, e djegur. Shkova të kërkoja një zgjidhje gjithandej, por asgjë nuk ishte e mundur. Humba projekte. Kontrata u pezulluan. Dhe jo më pak e rendësishmja: u përballa me vështirësi psikologjike serioze!,"-shkroi gazetarja.

FOTOT/ "Dëm i përjetshëm në fytyrë", FOTOT/ "Dëm i përjetshëm në fytyrë",   FOTOT/ "Dëm i përjetshëm në fytyrë",  

Më tej bën thirrje për sensibilizim në mënyrë që qytetarët të mos bien pre e reklamave dhe imazheve të pavërteta që shiten nga këto qendra të ndërhyrjeve estetike.

FOTOT/ "Dëm i përjetshëm në fytyrë", FOTOT/ "Dëm i përjetshëm në fytyrë",   FOTOT/ "Dëm i përjetshëm në fytyrë",  

“Mendoj se është e drejtë që e vërteta të dihet. Kjo është mbyllja e këtij rrëfimi. Ndarja e këtyre pamjeve nuk ka qenë aspak e lehtë për mua. Make-up-i, filtrat, dritat perfekte, këndi perfekt kanë mbuluar shenjat e një plage, e cila fatkeqësisht ka sjellë shumë dëme dhe trauma në jetën time. Por e vërteta nuk mund të mbulohet gjatë. Sakaq, kjo nuk është hakmarrje. As sulm personal. Është thjesht e vërteta ime, e thënë pas një viti heshtjeje. Po e ndaj këtë histori jo për të akuzuar drejtpërdrejt një person, por sepse besoj se mungesa e përgjegjësisë flet më shumë se çdo akuzë. Dhe në këtë rast, ajo mungesë ka qenë e plotë. Qëllimi im është ndërgjegjësimi: që askush tjetër të mos bëhet pre e imazheve perfekte, fjalëve të bukura dhe promovimeve publike në, siç e thotë edhe Kryeministri ynë i dashur, "kazanin mediatik", ku një të tillë e drejton edhe ai. Dhe mbi të gjitha, gabimet janë njerëzore. Por mënyra se si përballemi me to, dhe sa përgjegjësi mbajmë, është ajo që na tregon kush jemi në të vërtetë. Asgjë nuk ma kthen pas kohën dhe as nuk e shëron traumën që kam kaluar."- shtoi ajo në postet e shumta për këtë çështje në rrjetin social. Versus.al

Poll