MAGAZINË /

Gjest i pahijshëm nga tifozët polakë, fishkëllejnë Himnin Kombëtar të Shqipërisë

Rezultati deri në minutën '25 është 0:0, ndërsa mbrojtësi Ajeti u zëvendësua nga Ismaili pasi mbeti i dëmtuar.

Shkruar nga Versus

Gjest i pahijshëm nga tifozët polakë, fishkëllejnë

Një moment i hidhur është shënuar në nisje të ndeshjes së shumëpritur mbrëmjen e sotme në stadiumin e Polonisë në Varshavë.

Teksa luhej himni kombëtar i Shqipërisë, tifozët polakë e shoqëruan me fishkëllima, gjest totalisht i pahijshëm. Në stadium ndodhen 53 mijë tifozë polakë dhe vetëm 3 mijë shqiptarë.

Shqipëria luan “finalen” e parë për t’u kualifikuar për në Botëror, me kuqezinjtë që do të masin forcat e tyre në Varshavë kundër Polonisë.

Porta do të mbrohet nga Strakosha, ndërsa në mbrojtje do të jetë Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Mesfusha do të përbëhet nga Asllani dhe Shehu, ndërsa Laçi do të luajë më i avancuar. Versus.al

Poll