Kombëtarja Shqiptarja ka humbur renditjen në klasifikimin zyrtar të FIFA-s pas dy ndeshjeve të zhvilluara së fundmi ndaj Serbisë dhe Letonisë.
Projeksioni i bërë nga football raking tregon se ekipi ynë përfaqësues humbet 2.8 pikë duke shkuar në 1373 pikë në total, duke u renditur në vendin e 66 pas kombëtareve si Burkina Faso, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Gjeorgjia.
Kjo është e njëjta renditje që kombëtarja ka patur në kohën kur ekipi udhëhiqej nga Eduardo Reja me luhatje të vazhdueshme në renditjen e FIFA-s.
Dy ndeshjet e zhvilluara së fundmi nga kombëtarja për kualifikueset e Botërorit 2026, rezultuan një zhgënjim pasi nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 me Serbinë në “Arenën Kombëtare” dhe 1-1 në Letoni. Me këtë të fundit ‘hapi fals’ ka peshë pasi skuadra modeste renditej në vendin 137 në listën e përgjithshme. Versus.al







