
Sean ‘Diddy’ Combs është bërë paranojak që dikush mund ta helmojë atë dhe po refuzon të konsumojë ushqimin e burgut, sipas një ish të burgosurit.
Larry Levine, i cili vuajti një dënim në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan në Brooklyn, ku Diddy është vendosur që ditën e arrestimit të tij, tregoi se ka ‘burim’ që i tregon për situatën që ndodh atje.

"Imagjinoni sikur dikush të paguante dikë nga brenda për të helmuar ushqimin e tij, t'i jepte një atak në zemër dhe ai të vdesë," i tha Levine për median amerikane NewsNation .
“Ai është vërtet paranojak. Ai është me të vërtetë, me të vërtetë i frikësuar. Nuk di çfarë të mendojë, ai nuk di kujt t'i besojë apo çfarë të besojë", shtoi Levine.
Sipas Levine, Diddy ka pasur vizitw nga njw prift, një takim me një dietolog që kur u vendos në paraburgim, si dhe disa vizita çdo ditë nga një mjek i shëndetit mendor.
“Ai ruhet ende me roje për shkak tw frikws pwr vetwvrasje.' tha Levine.
Diddy thuhet se është vendosur në të njëjtin burg me mashtruesin e kriptove, Sam Bankman-Fried .
Zona thuhet se ka kapacitet për 18 deri në 20 të burgosur dhe në përgjithësi është e rezervuar për njerëz të profilit të lartë ose ata që bashkëpunojnë me autoritetet.
Combs që nga shtatori i vitit 2024, ndodhet në burg në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan në Brooklyn, pasi akuzohet për trafik seksual dhe shoqërim kriminal.
Akuzat lidhen me festa private dhe praktika të paligjshme, disa prej të cilave kanë krijuar polemika në industrinë e argëtimit. Këto akuza kanë ndikuar dhe në trashëgiminë e tij në botën e repit dhe bizneset e tij, përfshirë ato që lidhen me modën./Versus.al








