MAGAZINË /

Ish-bashkëshortja e Erion Isait flet për divorcin dhe romancën e re: Bashkë na ka bërë një mjeke...

Shkruar nga Versus
Ish-bashkëshortja e Erion Isait flet për divorcin dhe romancën e
Erion Isaj dhe ish-bashkëshortja e tij Ajlin Petrela

Ish-bashkëshortja e aktorit të humorit dhe kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, Ajlin Petrela, ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit në MCN, ku foli për herë të parë mbi përfundimin e martesës së tyre. Ata janë prindër të dy vajzave, Ajër dhe E’dua.

Regjisorja deklaroi se vendimi për ndarjen u mor nga të dy dhe se prioriteti kryesor ishte mirëqenia e vajzave. “Ishte një vendim i marrë nga të dyja palët; më mirë vajzat të kenë dy shtëpi të lumtura sesa një të vetme të stresuar,” tha ajo, duke shtuar se nuk donte që vajzat të përjetonin trauma nga tensionet mes prindërve.

Ajlin gjithashtu theksoi se marrëdhëniet me Erion Isain janë të qeta dhe të respektueshme për hir të vajzave.

Ajo zbuloi se tashmë është në një marrëdhënie dashurie, të nisur përmes rrjeteve sociale, dhe ka vendosur të ruajë identitetin e partnerit të saj për të mbajtur privatësinë. “Sapo kthehemi nga një udhëtim. Personi që kam pranë nuk ka lidhje me botën e medias, mundohemi ta mbajmë të izoluar,” tha ajo.

Petrela shtoi se lidhja ka nisur rreth 9 muaj më parë dhe se ka qenë sfidë të nisë një kapitull të ri jete si nënë e dy vajzave, por tashmë kanë arritur të organizojnë jetën personale larg mediave.

Biseda e plotë:

Mbajmë marrëdhënie të qetë përballë njëri-tjetrit, në respekt dhe në të mirë të vajzave. Mendoj se nuk do të flas kurrë për këtë gjë.

Është babai i vajzave të mia. Mua më shqetëson vetëm rritja e dy vajzave, nuk është se jemi jashtë dhe kjo gjë është shumë normale, askujt si bën përshtypje, këtu është më ndryshe dhe vajzat janë ende të vogla.

Ajri është në dijeni të situatës, ka qenë e rritur kur ndodhi gjithë gjëja. Ndërsa e vogla akoma jo. Është ende e vogël.

Ishte vendim i marrë nga të dyja palët, më mirë vajzat të jetojnë të lumtura me dy shtëpi se sa të stresuara në një shtëpi.

Nuk do të doja kurrë që vajzat të përjetonin trauma kur të rriteshin për shkak të skenave që mund të shihnin në shtëpi.

Lidhja e re e dashurisë?

Sapo jemi kthyer nga një udhëtim. Ikjet nga Tirana fundjavave janë të shpeshta. Personi që kam në krah nuk është publik, nuk ka lidhje fare me botën e medias, mundohemi ta mbajmë të izoluar. Gjërat e shtrenjta nuk do që ti prekin dhe nuk dua ta bëj pis në asnjë aspekt.

Kjo është arsyeja pse e mban të izoluar.

E ka problem nëse do publikoje foto të portretit?

Po (QESH)

Si jeni njohur?

Bashkë na ka bërë një mjeke, që as nuk e di që na ka bërë bashkë. Ne kemi friends të përbashkët mjeken time dhe i ftesë njëri-tjetrin, e sot jemi bashkë.

Do të më vrasë që fola kaq shumë për këtë (qesh). Është natyrë e ftohtë nuk impresiohet shumë nga këto gjëra.

Personi që kam nuk e ka konsideruar fare faktin e divorcit, vajzave, ishte një gjë që do nisje jetën nga fillimi. Sfida është më e madhe se ke dy vajza, nuk e di si rrjedh. Ishte e vështirë, por falë Zotit mori veten e vet gjëja. Kemi 9 muaj bashkë.

Poll