MAGAZINË /

"Ish-bashkëshortja u revoltua', Arben Derhemi tregon si qëndron e vërteta e divorcit të tij

Por aktorit i është dukur i çuditshëm shpërthimi i lajmit pasi gjithçka ishte mbajtur larg mediave. Sa për divorcin, ishte thjesht një vendim i marrë nga të dyja palët, për arsye që ai nuk i konkretizoi.

Shkruar nga Versus
"Ish-bashkëshortja u revoltua', Arben Derhemi tregon si
Iva Korumi dhe Arben Derhemi

Aktori Arben Derhemi ka vendosur të thyejë heshtjen në lidhje me lajmin se ai dhe Iva Korumi kishin vendosur të ndanin rrugët e tyre.

Lajmi mori dhenë muajin e kaluar por që në atë kohë nuk kishte asnjë deklaratë zyrtare prej tyre.

Por në fund një gjë ishte e vërtetë dhe këtë e ka treguar vetë Arbeni i cili përmes një interviste deklaroi se është ndarë prej bashkëshortes që dy vite më parë.

Por aktorit i është dukur i çuditshëm shpërthimi i lajmit pasi gjithçka ishte mbajtur larg mediave. Sa për divorcin, ishte thjesht një vendim i marrë nga të dyja palët, për arsye që ai nuk i konkretizoi.

“Është e gjitha një gënjeshtër e madhe sepse unë kam kohë që jam ndarë, kam gati dy vjet e gjysmë. Nuk e kuptoj, e gjitha ishte si me urdhër, e gjitha ishte e makinuar nga një makineri e çuditshme thashethemi, maskarallëku që nuk më bën shumë përshtypje sepse kam dëgjuar shumë gjëra për miq, shokë të mitë të cilët i njoh shumë mirë, i di shumë mirë. Por këtë radhë ishte shumë e çuditshme sepse e kam mbajtur larg jetën time private, larg televizionit, larg revistave, larg gjithçkaje sepse është e imja dhe e atyre që kanë qenë rreth meje. Kuptohet që ish-bashkëshortja ime ka të drejtën e vet që të revoltohet për një gjë të tillë sepse duam të mbajmë diçka jashtë kësaj. U vendos një moment që ne të ndahemi dhe kaq, s’ka asgjë të çuditshme.” është shprehur Derhemi. 

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: