MAGAZINË /

Ish-Miss Arizona, kush është Erika Frantzve, gruaja e Charlie Kirk?!

Erika, ish-Miss Arizona, modele, sipërmarrëse dhe udhëheqëse shpirtërore, ka qenë gjithmonë mbështetëse e fortë e bashkëshortit të saj, duke ndarë shpesh në rrjete sociale momente familjare dhe duke e përshkruar atë si “një forcë që nuk frikësohet nga e vërteta”.

Shkruar nga Versus
Ish-Miss Arizona, kush është Erika Frantzve, gruaja e Charlie Kirk?!
Charlie Kirk dhe bashkëshortja Erika Frantzve

Një ngjarje tragjike tronditi politikën amerikane mbrëmjen e djeshme, kur Charlie Kirk, një nga figurat më të njohura të konservatorizmit dhe drejtues i Turning Point USA, u vra gjatë një aktiviteti publik në Universitetin Utah Valley.

31-vjeçari po merrte pjesë në turneun e tij “American Comeback” kur u qëllua me armë teksa po përgjigjej ndaj një pyetje nga audienca. Plumbi fatal e kapi në qafë dhe, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore të menjëhershme, ai nuk arriti të mbijetonte.

Kirk la pas bashkëshorten, Erika Frantzve, dhe dy fëmijët e tyre të vegjël – një vajzë 3-vjeçare dhe një djalë 1-vjeçar. Erika, ish-Miss Arizona, modele, sipërmarrëse dhe udhëheqëse shpirtërore, ka qenë gjithmonë mbështetëse e fortë e bashkëshortit të saj, duke ndarë shpesh në rrjete sociale momente familjare dhe duke e përshkruar atë si “një forcë që nuk frikësohet nga e vërteta”.

Lajmi për vrasjen e tij ka shkaktuar reagime të shumta në SHBA. Presidenti Donald Trump shprehu dhimbjen e thellë, duke e quajtur atë “i dashur nga të gjithë, veçanërisht nga unë”. Edhe Senatori JD Vance dhe shumë figura të tjera publike shprehën ngushëllimet e tyre, duke e cilësuar humbjen e Kirk një goditje të rëndë për lëvizjen konservatore.

Ndërkohë, autori i sulmit vijon të jetë në arrati, ndërsa autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi. Ngjarja ka ringjallur debatin mbi sigurinë në aktivitetet politike dhe klimën e tensionuar që po përjeton vendi.

Ish-Miss Arizona, kush është Erika Frantzve, gruaja e Charlie Kirk?!

Ish-Miss Arizona, kush është Erika Frantzve, gruaja e Charlie Kirk?!

Ish-Miss Arizona, kush është Erika Frantzve, gruaja e Charlie Kirk?!

 

 

Poll