Këtë të enjte, pas një vere të nxehtë politike, nisi sezoni i ri i emisionit “Top Story”. Moderatorja Grida Duma gjatë hapjes theksoi se verës së fundit i kanë rikthyer vëmendjen problemet e vjetra të vendit, duke rihapur debate dhe sfida të pazgjidhura që pasqyrojnë një status quo politik dhe institucional.
“Në nisje të sezonit të ri, lëmë pas një verë që riktheu problemet e përsëritura: qindra hektarë që digjen, metra katrorë pa leje që prishen, dhe debatet mbi selektivet që shpesh trajtohen me improvizime politike më shumë sesa me seriozitet,” u shpreh Duma, duke shtuar se pushteti duket i vendosur në një pol politik dhe se improvizimet kanë zënë vendin e planifikimeve strategjike.
Në studio ishin të ftuar dhe partneri i saj demokrati Ervin Salianji i cili gjatë prezantimit iu drejtua moderatores: “kënaqësia ime e përjetshme”.







