MAGAZINË /

"Kërkoi 35 milion dollarë"! Galatasaray refuzon ofertën e Dua Lipës për performancë

Sipas mediave turke dhe britanike, ylli i muzikës pop ka kërkuar një pagesë prej 3.5 milionë dollarësh për të performuar gjatë mbrëmjes së festimeve.

Shkruar nga Versus

 

"Kërkoi 35 milion dollarë"! Galatasaray refuzon ofertën

Galatasaray është shpallur kampion i Superligës Turke për herë të 25-të, një arritje historike për klubin e madh të Stambollit. Për të festuar këtë sukses të madh, drejtuesit e klubit kishin planifikuar të organizonin një festë madhështore, ku synonin të ftonin këngëtaren me famë botërore dhe me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Sipas mediave turke dhe britanike, ylli i muzikës pop ka kërkuar një pagesë prej 3.5 milionë dollarësh për të performuar gjatë mbrëmjes së festimeve. Kjo shumë u konsiderua shumë e lartë nga menaxhmenti i klubit, dhe për pasojë, oferta nuk u pranua.

Megjithatë, festimet për titullin kampion të Galatasaray-t do të mbahen, ndonëse mbetet e paqartë nëse do të ftohet një tjetër artist për të performuar në vend të Dua Lipës. /Versus.al

Tags:

dua lipa

Poll