
Jennifer Lopez paraqiti kërkesën për divorc në një gjykatë në Los Angeles të martën e kaluar dy vjet pas martesës së saj me aktorin amerikan Ben Affleck.
Sipas shtypit amerikan J.Lo dhe Ben Affleck kishin muaj që jetonin të ndarë.
Çifti kishte nxjerrë në fillim të muajit korrik dhe vilën e tyre luksoze në Beverly Hill të blerë bashkarisht vitin e kaluar.
Por po sipas media amerikanë thuhet se Ben Affleck është parë muajt e fundit para se J.Lo të dorëzonte në shoqërinë e vajzës së ish-kandidatit për president Robert F. Kennedy dhe gruas së tij të parë, Emily Black.
Aktori amerikan dhe 36 vjeçarja thuhet se janë parë së bashku në hotelin Beverly Hills.
Megjithatë mediat amerikanë nuk e saktësojnë se cila është marrëdhënia e tyre në këtë fazë.
Ben Affleck has been hanging out with RFK Jr.’s daughter Kick Kennedy amid Jennifer Lopez split: source https://t.co/BPxjYsAqor pic.twitter.com/3Fg1cNDrvd
— Page Six (@PageSix) August 24, 2024
Por kush është Kick Kennedy?
Emri i saj i vërtetë është Kathleen Alexandra Kennedy dhe thuhet se është e angazhuar në industrinë e filmit.
Ajo ka marrë pjesë në disa seriale televizive por kyresisht në role dytësore.
Ajo ka studiuar për histori dhe teatër në Universitetin prestigjioz Stanford në Kaliforni.
36-vjeçarja është mjaft aktive edhe në Instagram, ku numëron më shumë se 20 mijë ndjekës.
Kick Kennedy shpesh shoqërohet me të famshëm, përfshirë Taylor Swift, e cila ishte në një lidhje me vëllain e saj, Connor, për një kohë në 2012.
"Romanca e lulëzuar mes Ben dhe Kick ka zgjatur për disa muaj," siguron një burim anonim për Daily Mail.
“Ky afrimitet i Affleck me Kennedy ka prekur thellë Jennifer Lopez-in, e cila bëri gjithçka për ta bërë martesën e tyre të funksionojë”, shton i njëjti burim.
Jennifer Lopez tashmë është martuar tre herë, ndërsa me këngëtarin Marc Anthony me të cilin ka binjakë.
Ndërsa Ben Affleck ishte i martuar me aktoren Jennifer Garner, me të cilën ka tre fëmijë./Versus.al








