
Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother Vip Albania”, artisti i njohur, Luiz Ejlli këtë të shtunë do të rikthehet në të njëjtin reality show.
Lajmi është konfrimuar nga vetë produksioni i Big Brotherit.
Në një postim të bërë në rrjet bëhet me dije se Luizi do të rikthehet në formatin televiziv, përmes së cilit emri i tij u bë kryefjalë e mediave rozë, e jo vetëm.
"Tani luftohet vetëm për vendin e dytë!" shprehet Luizi në videon e publikuar në rrjet.
Deri më tani nuk dihet akoma nëse rikthimi i Luizit do të jetë vetëm sa për të zhviluar një takim me banorët apo më shumë se kaq.
Se si qëndron e vërteta e rikthimit të tij në këtë reality show pritet për t’u parë ditën e shtunë, në prime-n e radhës

