Anglia ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e para të kualifikueseve të Botërorit 2026, atë me Shqipërinë dhe me Letoninë (Latvian).
“Tre Luanët” do të përballen fillimisht me kuqezinjtë ne Uembley më 21 mars dhe tre ditë më vonë do të presin Letoninë.
Këto do jenë dy ndeshjet e para të trajnerit gjerman Tomas Tuchel në krye të Anglisë, i cili ka si mision të vetëm fitimin e Kupës së Botës për vitin 2026.
Harry Kane, Jude Bellingham, Cole Palmer, Phil Foden dhe shumë yje të tjerë nuk i munguan listët, por gjithashtu spikatën dhe disa emra të rinj. Morgan Rogers i Aston Villas, Jarell Quansah i Liverpool dhe Myles Leëis-Skelly i Arsenal, të cilët po shkëlqejnë me skuadrat e tyre këtë sezon kanë marrë ftesën e parë nga ekipi i parë i Anglisë, teksa shihen dhe rikthimet e Marcus Rashford dhe Jordan Henderson në skuadër.
Anglia vendoset në Grupin K të Kualifikueseve të Botërorit, së bashku me Shqipërinë, Serbinë, Andorrën dhe Letoninë, teksa ndeshja e parë do të jetë pikërisht kundër Kombëtares tone. Versus.al








