MAGAZINË /

Kualifikueset e Botërorit 2026, shtanget Gjermania, Spanja e Belgjika nuk zhgënjejnë

Shkruar nga Versus

Kualifikueset e Botërorit 2026, shtanget Gjermania, Spanja e Belgjika nuk

Mbrëmjen e djeshme u zhvilluan ndeshjet e para kualifikuese për Kupën e Botës në disa ekipe, dhe surpriza më e madhe erdhi nga Bratislava, ku Gjermania u mposht 2-0 nga Sllovakia në raundin e parë të Grupit A.

Skuadra vendase kaloi në epërsi në minutën e 42-të me golin e David Hanckos, pas një asisti të saktë nga David Strelec. Vetë Strelec vulosi rezultatin në minutën e 55-të, duke dyfishuar shifrat dhe duke e vënë nën presion të madh “Panzerët”.

Gjermania u përpoq të reagonte, por nuk arriti të gjente golin e kthesës. Loja e ngurtë dhe mungesa e ideve në sulm bënë që verdiktit t’i shtohej pesha e një disfate zhgënjyese që e gjunjëzoi ekipin e Julian Nagelsmann në Bratislavë.

Spanja, kampione e Europës fitoi në Bullgari me rezultatin 0-3.  Belgjika mundi me goleadë Litenshtenjin ndërsa Holanda arriti të sigurojë vetëm një pikë në Amsterdam ndaj Polonisë së Leëandoëskit. Irlanda e Veriut mori fitoren e saj të parë në grup ndaj Luksemburgut pasi fitoi me rezultatin 1-3. Ndërsa Turqia mori 3 pikë në Gjeorgji pasi fitoi me rezultatin 2-3, Uellsi siguroi gjithashtu 3 pikë pasi fitoi me rezultat minimal ndaj Kazakistanit në fushën e tyre. Versus.al

Poll