Nga sot, e diel, 22 shtator, zyrtarisht i japim lamtumirën verës pasi ekuinoksi vjeshtor do të ndodhë në hemisferën veriore. Në të njëjtën kohë, pranvera do të fillojë në hemisferën jugore.
Në ekuinoks, nata dhe dita kanë pothuajse të njëjtën gjatësi. Më pas, në hemisferën veriore dita do të shkurtohet dhe nata do të zgjatet, derisa kjo e fundit të arrijë kulmin e saj në solsticin e dimrit të dhjetorit.
Nis kështu stina e njohur për ngjyrat e saj, për të vjelat, frutat, shkollën, por është gjithashtu edhe një mbyllje. Nata dhe dita do të barazohen për të vazhduar me net që do marrin minuta nga dita dhe kështu do të vazhdojë deri në solsticin e dimrit.
Si ekuinokset, ashtu edhe solsticat, ndodhin dy herë në vit dhe shënojnë fillimin e stinëve.
Ekuinoksi (dita kur dita dhe nata janë të barabarta) mund të ketë dy kuptime në astronomi: çastin në të cilin Dielli ndodhet pingul mbi ekuatorin e Tokës dhe vendndodhjen e dukshme të Diellit në atë çast. Një çast kohor, në të cilin pika pranverore, ekuatori qiellor dhe elementë të tjerë të tillë përdoren për të përkufizuar sistemin koordinator qiellor. Ekuinoksi në astronomi është ai çast kohor (jo një ditë e plotë) kur qendra e Diellit mund të vëzhgohet drejtpërdrejt sipër ekuatorit tokësor, rreth 20 marsit dhe 23 shtatorit të çdo viti. Thuhet edhe kur dielli bie në pus, domethënë pasqyrimi i diellit në një pus, fenomen që nuk ndodh dhe nuk mund të verifikohet në asnjë paralel tjetër tokësor. Në këto dy data, dita dhe nata janë të barabarta, secila nga 12 orë. Gjatë baraznetëve, dielli lind saktësisht në lindje dhe perëndon me saktësi në perëndim.
Çfarë duhet të bëni sot? Filloni me përgatitjen e gardërobës dhe nxirrni prej andej veshjet e trasha.







