MAGAZINË /

Lewandowski arrin rekord në La Liga, i dyti pas Messit

Shkruar nga Versus
Lewandowski arrin rekord në La Liga, i dyti pas Messit
Lewandowski dhe Messi

Robert Lewandowski është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Barcelonës.

Sulmuesi polak ka shënuar 10 gola në nëntë ndeshjet e tij të para në La Liga këtë sezon.

Ky rekord e sheh Lewandowski afër fillimit të fuqishëm të Lionel Messit në sezonin 2017/18 në La Liga. Atë sezon, Messi shënoi 11 gola në nëntë ndeshjet e tij të para.

Në 10 sezonet e fundit në La Liga, asnjë lojtar nuk ka shënuar më shumë se 10 gola në nëntë ndeshjet e tyre të para.

Lewandowski shënon mesatarisht më shumë se një gol për lojë këtë sezon me 12 gola në 11 ndeshje në të gjitha garat.

Me këtë ritëm, Lewandowski mund të shënon lehtësisht 50 gola këtë sezon në të gjitha garat dhe ai tanimë është favoriti numër një për ta fituar ‘Pichichin’ në La Liga.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: