MAGAZINË /

Lidhja e re e Sarës? Një detaj në fotot me babain e Erik Fullanit ngre dyshime për një hap serioz

Shkruar nga Versus
Lidhja e re e Sarës? Një detaj në fotot me babain e Erik Fullanit
Sara Hoxha/ Erik Fullani dhe babai i tij ish-guvernatori i bankës,Ardian Fullani

Sara Hoxha duket se është në një kapitull të ri të jetës së saj personale, këtë herë në shoqërinë e Erik Fullanit, i cili përflitet prej javësh si partneri i saj i ri.

Së fundmi, ndjekësit në rrjetet sociale kanë vënë re një përputhje të dukshme mes postimeve të të dyve. Të premten, Sara dhe Erik kanë qenë në të njëjtin ambient, në një event që pasoi ditëlindjen e Sarës në Siçili.

Edhe pse nuk kanë publikuar foto së bashku, ngjashmëritë në sfond, ndriçim dhe detaje si dekori i tavolinave, kanë qenë më se të dukshme. Kjo ka mjaftuar për të ndezur aludimet se dyshja po e jetojnë lidhjen në mënyrë diskrete, por të qëndrueshme.

Pika kulmore e thashethemeve ka ardhur nga një tjetër detaj: prania e babait të Erik Fullanit në njërën nga fotot. Ky moment është interpretuar nga ndjekësit si një sinjal i fortë se marrëdhënia mund të jetë jo vetëm serioze, por edhe e njohur brenda rrethit familjar./Versus.al

Lidhja e re e Sarës? Një detaj në fotot me babain e Erik Fullanit

Poll