MAGAZINË /

'Lidhja e showbizit me krimin', Elton Tozaj paralajmëron zbulime tronditëse pas sulmeve ndaj tij

Gazetari i njohur do të publikojë çdo të mërkurë fakte dhe video që zbulojnë lidhjet e mundshme mes showbizit dhe krimit të organizuar, pavarësisht sulmeve dhe kërcënimeve ndaj tij.

Shkruar nga Versus
'Lidhja e showbizit me krimin', Elton Tozaj paralajmëron zbulime
Elton Tozaj

Gazetari Elton Tozaj ka shkaktuar bujë në rrjetet sociale pas paralajmërimit të publikimit të një serie investigimesh që premtojnë të “trondisin opinionin publik”.

Në një postim të fundit, Tozaj njoftoi se çdo të mërkurë do të ndajë fakte, foto dhe video që dokumentojnë lidhjet e mundshme mes botës së showbizit dhe krimit të organizuar.

'Lidhja e showbizit me krimin', Elton Tozaj paralajmëron zbulime

Ky paralajmërim vjen vetëm disa ditë pas një sulmi ndaj banesës së tij, ku persona të paidentifikuar lyen ambientet me benzinë, një akt kërcënues që tronditi publikun. Megjithatë, kërcënimi nuk e ka ndalur gazetarin, i cili i përgjigjet presionit me mesazhin “Së shpejti!”.

Rikujtojmë se një muaj më parë, Tozaj u sulmua brutalisht dhe pësuan plagë të rënda në fytyrë, duke rrezikuar edhe humbjen e shikimit. Sidoqoftë, ai premton të zbulojë anën e errët të disa personazheve publikë dhe lidhjet e tyre me struktura kriminale.

Autoritetet kanë konfirmuar se hetimet për sulmin ndaj shtëpisë së tij janë në vazhdim, ndërsa mediat dhe publiku presin me padurim publikimin e materialeve investiguese dhe reagimin që ato do të shkaktojnë./ Versus.al

Poll