MAGAZINË /

“Luajmë ndaj piratëve uzurpues”, zv.presidentja e Argjentinës shpërthen në ofendime ndaj Anglisë

Shkruar nga Versus

“Luajmë ndaj piratëve uzurpues”, zv.presidentja e

Para gjysmëfinales së Kupës së Botës, zëvendëspresidentja e Argjentinës, Victoria Villarruel, ka injoruar këshillën e përzgjedhësit Lionel Scaloni për të mos përzier futbollin me politikën, duke rikthyer konfliktet e vjetra në një mesazh motivues që ka shkaktuar polemika.

Anglia dhe Argjentina kanë një rivalitet të gjatë dhe të pasur në historinë e Kupës së Botës. Megjithatë, para ndeshjes, trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, kërkoi që politika të lihej jashtë diskutimeve, një mesazh që nuk u mor parasysh nga zëvendëspresidentja Victoria Villarruel.  Mosmarrëveshjet politike vazhdojnë ende, pasi territori britanik i njohur si Ishujt Falkland, ose Malvinat sipas Argjentinës, mbetet objekt i një konflikti për sovranitetin.

Pavarësisht këshillës së Scalonit për të mos e kthyer ndeshjen në një përballje politike, zëvendëspresidentja Villarruel publikoi një mesazh kontrovers në rrjetet sociale.

"Nesër luajmë kundër piratëve uzurpues. Kjo nuk është thjesht një ndeshje tjetër. Nuk do të jem politikisht korrekte apo e ftohtë; kundër anglezëve, gjithmonë ka diçka më shumë”.

“Janë Malvinat, është Diego, është e fundit për Leon dhe është ndalimi i pushtuesve. Forca Argjentinë! Sepse deri në frymën tonë të fundit, do të kërkojmë atë që është e jona!”, ka shkruar ajo për ndeshjen që po luhet mbrëmjen e sotme. Versus.al

 

 

Poll