Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare, më të theksuara përgjatë maleve. Reshjet e shiut do të jenë të dobëta në lindje në male.
Temperaturat minimale do të shënohen në Bajram Curri me 9 gradë celcius dhe ato maksimale në Elbasan dhe Berat me 19 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare 10m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 20m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-4 ballë. Versus.al







