MAGAZINË /

"Më shumë dashuri, qartësi e më pak stres..." Horoskopi i së dielës sipas Paolo Fox

Ja cilat janë shenjat që ju buzëqesh fati në ditën e fundit të javës sipas astrologut të njohur

Shkruar nga Versus

"Më shumë dashuri, qartësi e më pak stres..."

Parashikimet e Paolo Fox shenjë pas shenje për 18 maj 2025: zbulojmë gjithçka që ka të bëjë me dashurinë, punën dhe fatin.

Dashi

Ditën do ta nisni me disa dyshime, pjesërisht për shkak të Hënës në pozita të kundërta, megjithatë që nga e diela do të keni një qiell shumë më të qartë. Me Venusin në shenjën tuaj dhe Jupiterin në pozita të favorshme, nuk do t’ju mungojë pasioni i bukur dhe një angazhim total në lidhje, sidomos në çiftet e reja ose ato më të rinj. Në punë po kaloni një periudhë të ndjeshme balancimi. Nëse keni një projekt për të përfunduar, duhet ta bëni deri në fillim të qershorit. Ata që kanë një CV të mirë dhe punojnë shumë, do të kenë më shumë mundësi për të rritur fitimet.

Demi

Jeni në një periudhë reflektimi të situatës suaj financiare dhe profesionale. Keni nevojë të rikuperoni emocionet e humbura. E diela është një ditë interesante për lidhjet ndërpersonale dhe mundësi për të zhvilluar një histori dashurie. Më qershor, Venusi do të jetë në shenjën tuaj dhe do t’ju ndihmojë të riktheni harmoni në marrëdhënien tuaj. Shfrytëzojeni këtë Hënë aktive për të hequr stresin e akumuluar së fundmi. Disa planetë në këndvështrime të kundërta mund të sjellin disa tensione, ndoshta për shkak të një angazhimi të ri që ka sjellë ndryshime të papritura në jetën tuaj.

Binjakët

Venusi i bukur po sjell më shumë qartësi në jetën tuaj dhe më pak stres. Jeni njerëz pozitivë dhe kjo ju ndihmon të bëni miq të rinj dhe të tërhiqni simpatinë e të tjerëve. Fundjava fillon me një Hënë aktive që do ta bëjë këtë periudhë tërheqëse për dashurinë. Mundohuni të organizoni diçka stimuluesse që mund t'ju ndihmojë të rriteni edhe personalisht. Nëse keni një talent të veçantë, ky është momenti për ta treguar dhe për të provuar vlerën tuaj. Pranoni me entuziazëm një ftesë.

Gaforrja

Kundërshtimi i Hënës mund të sjellë nostalgji dhe melankoli, një ndjenjë që shpesh bën kthetrat në jetën tuaj. Shmangni diskutimet në familje ose me partnerin këtë të shtunë. Ndonjëherë, të lindurit në shenjën e Gaforres i ngatërrojnë vuajtjet me dashurinë. Kur një ndjenjë është e kundërshtuar, e jetoni atë me më shumë pasion dhe e gjeni më tërheqëse, por vallë është vërtet kështu? Ndoshta është koha të mendoni nëse meritoni diçka më të mirë në dashuri.

Luani

Në këtë moment, nuk ju mungon guximi për të përballuar sfidat e jetës, sidomos me mbështetje të madhe nga yjet. Nga pikëpamja financiare, do të duhet të kujdeseni për të balancuar llogaritë, pasi keni shpenzuar pak më tepër së fundmi për shtëpinë ose situata të tjera që lidhen me familjen. Ky është një moment i mirë për të kaluar një çast intimiteti me partnerin, pasi gjatë javës keni qenë të angazhuar me çështje praktike. Nëse vëreni se diçka nuk shkon si duhet, shmangni polemikat të kota dhe të paefektshme.

Virgjëresha

Po filloni të shihni qartazi zgjidhje për disa probleme që ju kanë shqetësuar për një kohë të gjatë. Shumë qëllime tani janë më të arritshme krahasuar me disa ditë më parë. Problemi juaj kryesor është se shpesh jeni ju ata që krijoni probleme aty ku nuk ka nevojë për to, për shkak të kërkesës për përsosmëri dhe shenjës suaj të detajizimit. Shfrytëzojeni këtë periudhë të shkëlqyer për të rifilluar në punë. Ata që kanë një dashuri të rëndësishme, falë këtij Venusi të favorshëm, mund ta risjellin atë në jetë. Ata që kanë kaluar një zhgënjim, duhet të heqin dorë nga dyshimet dhe të përpiqen të fillojnë sërish.

Peshorja

Po kaloni disa tensione që mund të përkeqësojnë marrëdhëniet me të tjerët. Me Venusin dhe Hënën në pozita të kundërta, mund të lindin konflikte me njerëzit e afërt dhe polemika. Ndonjëherë, keni tendencën të provokoni partnerin tuaj për ta stimuluar ose për të nxitur një reagim. Gabimi që nuk duhet të bëni është të tërhiqni shumë “kablën”, sepse ajo mund të thyhet. E diela do të jetë dita më e mirë e këtij fundjavë.

Akrepi

Përsa i përket menaxhimit të parave, do t’ju duhet më shumë kujdes, pasi do të përballeni me disa kundërshtime planetarë që mund të shkaktojnë shpenzime të papritura. Po hyni në një periudhë astrologjike të favorshme për krijimtarinë dhe pjellorinë. Me Jupiterin në pozita pozitive, ata që kanë një ide të madhe duhet ta ndajnë atë dhe të punojnë për ta realizuar sa më shpejt.

Shigjetari

Konfigurimi i yjeve po ju bën më pozitivë se gjatë muajve të parë të vitit, kur keni pasur shumë peripeci dhe bllokime që ju penguan të rriteni, edhe nga ana financiare. Tani, kjo do të jetë një kujtim i largët, pasi nuk duhet të provoni më të tregoni asgjë për askënd. Jeni persona pozitivë dhe fitues, dhe yjet do t’ju ndihmojnë t'ia tregoni botës këtë. Nëse keni dikë të veçantë në jetën tuaj, dashuria do të kthehet në qendër të mendimeve tuaja këtë fundjavë.

Bricjapi

Kjo Hënë ka një ndikim të fuqishëm në shenjën tuaj dhe po ju sjell një energji të fortë për veprim. Gjatë tre javëve të fundit, keni kaluar një periudhë të tensionuar në dashuri, pjesërisht për shkak të pozicionit të pakëndshëm të Venusit. Megjithatë, është e rëndësishme të mbani mend se nuk është gjithçka e keqe. Ka planetë që ndihmojnë punën dhe do t’ju japin energji dhe vitalitet. Epo, gjatë kësaj periudhe, keni vendosur që dashuria të jetë në plan të dytë, dhe kjo ka krijuar një distancë nga partneri. Mundohuni, veçanërisht gjatë kësaj fundjave, të riktheni ndjenjat dhe emocionet, ndoshta duke organizuar diçka interesante për të dy.

Ujori

Po kaloni një atmosferë pozitive që do të krijojë kushte të shkëlqyera për punë. Gjatë kësaj periudhe, do t’ju jetë më lehtë të keni ide brilante që mund t’ju ndihmojnë të bëni hapa të mëdha përpara, përfshirë edhe në aspektin financiar. Me mbështetje nga Jupiteri, krijimtaria juaj është në kulm, ndaj duhet të përpiqeni të rrisni mundësitë, sidomos nëse jeni ende duke kërkuar një punë që t’ju kënaq. Disa kundërshtime planetarë mund të sjellin pak lodhje dhe mjegullim në mbrëmje, por nga e diela do të rifitoni energji.

Peshqit

Sa më shumë të afroheni me qershorin, aq më shumë mundësi do të keni për të arritur një marrëveshje shumë të favorshme. Do të ishte gabim të lejoni që nervozizmi t'ju pushtojë, sidomos nëse keni të bëni me njerëz që nuk janë të sinqertë ose që mund të përpiqen t'ju vënë pengesa. Ndonjëherë, është më mirë të bëni të

 

Poll