
Martesa mes këngëtarit Shpat Kasapi dhe bashkëshortes së tij Selvija duket se po kalon një periudhë të vështirë, madje burime për Prive tregojnë se marrëdhënia e tyre mund të ketë përfunduar.
Ndonëse nuk është hera e parë që çifti përballet me probleme, këtë herë situata duket më serioze. Prej disa javësh, ata nuk janë parë më bashkë, dhe distanca e krijuar mes tyre është reflektuar edhe në rrjetet sociale.
Selvija ka publikuar një mesazh emocional në InstaStory, që lë të kuptohet se po kalon një periudhë të errët në jetën e saj personale. Ajo shkruan:
“Po kaloj një periudhë të vështirë në jetë dhe më besoni, nëse unë e kam bërë, mundeni edhe ju! Nuk dua të dëgjoj më ‘Po nuk kam kohë!’, ‘Nuk kam motivim!’ sepse nuk e keni idenë sa shumë do t’jua ndryshojë jetën. Do t’ju bëjë të zonjat e vetes!”
Krahas këtij mesazhi frymëzues, fansat kanë vënë re detaje të tjera që flasin më shumë se fjalët: çifti nuk ndiqet më në Instagram dhe kanë fshirë të gjitha fotot që kishin bashkë, një veprim që zakonisht paralajmëron ndarje në botën e showbizit.








