MAGAZINË /

‘Mos e shitni shpirtin për ca lajks’, revoltohet Elton Deda: Çfarë janë këto biba bosh nga shpirti që mbushin studiot

Elton Deda është revoltuar me emisionet sportive që tashmë janë të përnatshme në ekranet tona me nisjen e kampionatit Euro2024. 

Shkruar nga B.SH

‘Mos e shitni shpirtin për ca lajks’, revoltohet Elton Deda:

Elton Deda është revoltuar me emisionet sportive që tashmë janë të përnatshme në ekranet tona me nisjen e kampionatit Euro2024. 

Sipas këngëtarit këto studio janë mbushur me velina që rrinë si matufa në pritje të moderatorit ti jap fjalën.

Postimi i Elton Dedës:

“Në 78’ isha shumë i vogël për të parë fitoren e Argjentinës.

Që nga 82-shi e poshtë i mbaj mend. Ekipe, lojtarë, gola.

Mbaj mend në studiot e RAI-t, gazetarë profesionistë, me një rreth futbollistash që analizonin vetëm futboll.

Pa shou të madh, me pak figura që si përkisnin futbollit.

Vijmë në ditët tona, ku studiot mbushen me velina që rrinë si matufe në pritje të moderatorit ti japë fjalën.

Dhe pastaj kur ajo flet…aq minuta sa ka…mufkat skanë të sosur. I shoh moderatorët qe buzëqeshin me siklet, vazhdojnë mufkat dhe nganjëherë vazhdojnë qeshjet me siklet, dil o shpirt dil.

Kemi arritur në atë gjendje sa përulemi para influencerve dhe bibave bosh nga shpirti, mendja…trurit me pak rrudha.

Unë e kuptoj që duhet pak shou, por mos e shitni shpirtin për ca lajks, të fliten budallallëqe të habitshme, të duash të bësh protagonistin edhe kur nuk është mjedisi jot.

Mezi flasin shqip, fjalori i një anafalbeti, këmbë përmbi këmbë duke marrë poza të shkretat, sa i kap kamera shtrengojnë gjithë gjymtyrët me stres…një buzëqeshje, një pozë, aman ju lutem mos na jepni material të qeshim me dhimbje.

Dikur kishim futboll dhe analista të vërtetë që nuk reklamonin berberin ku qetheshin. Tani, berberi dhe fisi i tij me influencer janë mjeshtrat në studio. Ju qofshi”

 

Tags:

elton deda

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: