Së fundmi, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka ndodhur një tjetër moment tensioni mes Gertës dhe Gjestit. Gjatë një loje të organizuar brenda shtëpisë, situata u përshkallëzua kur Gjesti, i irrituar nga rrjedha e lojës, hodhi zarin në shenjë revolte.
Në përpjekje për ta ndaluar, Gerta iu afrua, por ai reagoi menjëherë duke i thënë: “Mos më prek”, gjë që e përshkallëzoi edhe më shumë situatën.
Banorët e tjerë u munduan të ndërhynin për të qetësuar gjakrat dhe për të shmangur një debat më të madh. Ky nuk është përplasja e parë mes dyshes, pasi ata kanë pasur mosmarrëveshje edhe më herët gjatë qëndrimit në shtëpi. /Versus.al/








