Këtë të diel, vera duket se po tregon anën e saj "kokëforë"! Shqipëria do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, falë masave ajrore që vijnë nga Veriu i Afrikës dhe anticiklonit të Azoreve. Çfarë do të thotë kjo? Diell plot dhe qiell i kthjellët në të gjithë vendin! Temperaturat më të larta priten të rregjistrohen në Elbasan, sipas Shërbimit Meteorologjik të Ushtrisë, me plot 39 Gradë Celsius, por edhe qytetet e tjera vlera e termometrit pritet të tregojë rreth 37 gradë
Era do të fryjë lehtë në shumicën e zonave, por përgjatë bregdetit dhe në lugina do të ndjehet pak më fort – herë pas here mund të arrijë deri në 12–16 m/s.
Deti do të jetë pak i trazuar, me dallgë nga 2 deri në 4 ballë – mjaftueshëm për pak freski, por jo për t’u shqetësuar.
Pra, ideal për plazh, një shëtitje buzë detit ose thjesht për të shijuar një ditë verore të bukur jashtë!







