MAGAZINË /

Kiara Tito rrëfehet pa filtra: “Isha në pikë të hallit kur hyra në BBVA…”

Sa për Luizin? Kiara e përshkruan si burrin ideal: “Ai është bashkëshorti që më bën të qesh, është aty në çdo moment, më ndihmon me gjithçka, madje edhe me beben. E kam ëndërruar një burrë të tillë!”

Shkruar nga Versus

Kiara Tito rrëfehet pa filtra: “Isha në pikë të hallit

Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Kiara Tito, ka ndarë një copëz shumë personale nga jeta e saj gjatë një lidhjeje telefonike me emisionin “Goca dhe Gra”. Dhe po, emocionet ishin real!

“Isha në një periudhë shumë të vështirë. Nuk dija çfarë doja nga vetja. O do merrja një hap që do ndryshonte gjithçka… ose do mbyllesha fare në shtëpi,” – rrëfen Kiara për momentin kur vendosi të futej në “Big Brother VIP 2”.

Dhe çfarë hapi! Jo vetëm që rifitoi veten, por aty gjeti dashurinë e jetës, Luiz Ejllin, dhe sot janë prindër të Lunës, vogëlushes që ua ndryshoi botën.

“Nëse nuk do isha futur në Big Brother, sot nuk do kisha Lunën,” – tha Kiara, duke theksuar se edhe fati ka rolin e vet në jetë, por vendimet tona janë ato që bëjnë ndryshimin e vërtetë.

Sa për Luizin? Kiara e përshkruan si burrin ideal: “Ai është bashkëshorti që më bën të qesh, është aty në çdo moment, më ndihmon me gjithçka, madje edhe me beben. E kam ëndërruar një burrë të tillë!”

Dhe e ardhmja? Kiara nuk ka presion për të nxituar.

“Tani dua të shijoj këtë qetësinë që kam. Projektet do vijnë me radhë...”, – përfundon ajo me buzëqeshje në zë.

Poll