Shqipëria ka nisur tanimë rrugëtimin e saj për në Botërorin 2026, ku në ndeshjen e parë luan përballë Anglisë në Wembley, e vlefshme për Grupin K në Kualifikueset Europiane.
Teksa ka nisur dhe pjesa e dytë edhe vendimtare për rezultatin finalin, kuq e zinjtë kërkojnë me ngulm barazimin në fushën e blertë.
Kuqezinjtë e Sylvinhos vijnë të “uritur” në këtë rrugëtim, pasi dolën të fundit në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve.
Nga ana tjetër, “Tre Luanët” nisin një epokë të re me teknikun gjerman, Thomas Tuchel, i cili ka një objektiv të vetëm, fitimin e Kupës së Botës 2026.







