MAGAZINË /

Nën akuzë për trafik qeniesh njerëzore dhe sulm seksual, arrestohet reperi i njohur

Shkruar nga Versus
Nën akuzë për trafik qeniesh njerëzore dhe sulm seksual,
Sean Diddy Combs

Reperi amerikan me famë botërore, Sean “Diddy” Combs është arrestuar pas akuzave ndaj tij për sulm seksual dhe trafikim të qenieve njerëzore. CNN shkruan se reperi u vu në pranga ditën e djeshme teksa ndodhej në një hotel të Manhattan.

“Ne jemi të zhgënjyer në vendimin për të vazhduar atë që ne besojmë se është një arrestim e gabuar i z. Combs nga Prokuroria e SHBA”, tha avokati i Combs, Mark Anifilo për CNN.

Ai shtoi se klienti i tij Combs ka bashkëpunuar me autoritetet dhe u zhvendos vullnetarisht në Nju Jork në pritje të këtyre akuzave duke pretenduar pafajësinë dhe se nuk ka asgjë për të fshehur.

Para disa kohëve reperi pranoi akuzat se ka dhunuar të dashurën tij në vitin 2016, në një hotel në Los Anxhelos. Një ngjarje e cila u bë virale pas një video të publikuar në rrjetet sociale.

"Sjellja ime në atë video është e pafalshme. Unë marr përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia në atë video. Ndjeva neveri kur e bëra. Më vjen shumë keq, por unë jam i përkushtuar të jem një njeri më i mirë çdo ditë”, tha Combs pas publikimit të videos që u bë virale në rrjet. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: